
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për mosregjistrimin e koalicionit Meta-Berisha në zgjedhjet e 14 majit.
Në ankimimin e tij, Alibeaj kërkonte çregjistrimin e koalicionit me pretendimin se se dyshja Meta-Berisha kanë kryer shkelje të rëndë ligjore duke përdorur simbolet e PD, siglën dhe emrin.
Por me vendimin e dhënë nga Kolegji Zgjedhor, koalicioni Meta-Berisha, “Bashkë Fitojmë” do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit, por pa emrin e PD-së të përfshirë.
Trupa që mori vendimin përbëhej nga Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Esmeralda Xhili dhe Alma Kolgjoka.
Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor, përfaqësuesi ligjor i Alibeajt Indrit Sefa tha se marrëveshja e koalicionit është në shkelje.
"Në koalicion jane 4 parti ku referohet dhe PD. Kjo marreveshje eshte ne shkelje.Marreveshja eshte ne dokumentin thelbesor. Kjo eshte firmosur nga nje person qe nuk ka asnje tager. PD eshte regjistruar si subjekt zgjedhor i veçante. Komisioneri mori nje vendim ku hoqi vetem emrin. Komisioneri mer veprime ku duhet ta ktheje dokumentin per te ndrequr te metat. Ne kete rast duhet te ishte e njejta situate. KAS nuk na dha mundesi qe te shqyrtohej çështja", tha ai.
Por perfaqesuesit e KQZ deklaruan se nuk është e vërtetë që perfaqesuesit e PD kane kerkuar ndryshim te dokumentit, kështu që Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e padisë.
Lini një Përgjigje