TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2025, 11:58

Berisha paralajmëron administratën dhe policinë: Mos zbatoni urdhra kriminelësh dhe komisarësh

Shkruar nga Pamfleti

Berisha paralajmëron administratën dhe policinë: Mos zbatoni

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit që të mos i binden urdhrave të dhëna nga drejtuesit e tyre të lidhur me krimin, por të jenë në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa për administratën shtetërore, ai paralajmëroi që të mos bëhen ‘terroristë patronazhistë pasi do të ndiqen si terroristë elektoral gjithë jetën e tyre’.

Gjatë një takimi në Librazhd, Berisha premtoi se pas 11 majit, çdo orë e efektivëve do të paguhet.

“Kam një thirrje për punonjësit e policisë, mos shkelmoni mbi djersën dhe mundin tuja, mbi sakrificat tuaja. Pas 11 majit ju garantoj se çdo orë e tyre do të paguhet. Trajtim i ri për çdo polic por mos zbatoni urdhra kriminelësh dhe komisarësh kriminelë që bashkëpunojnë me bandat. Zbatoni ligjin dhe jini shërbëtorë të qytetarëve”, tha ai.

Lini një Përgjigje