TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 22:32

Berisha paralajmëron krimin: Po prekët zgjedhjet do shpalleni organizatë terroriste

Shkruar nga Pamfleti

Berisha paralajmëron krimin: Po prekët zgjedhjet do shpalleni

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtuar një paralajmërim atyre që i konsideron si organizata kriminale që të mbajnë duart larg zgjedhjeve.

Nga Tirana, ku zhvilloi një takim me qytetarët, ku paraqiti programin e koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’, Berisha tha se programi i opozitës do t’i japë zgjidhje problemeve të tyre.

"Është krijuar një situatë që pret zgjidhje nga ne.Dhe u them ju se ne kemi absolutisht programin më të mirë që kemi pasur ndonjëherë në historinë tonë", tha Berisha.

Përpara se të vërë në jetë programin, demokratëve u duhet të fitojnë zgjedhjet. Për këtë, Berisha pati një paralajmërim ndaj atyre që quan kriminelë elektoralë.

“Këtu nga kjo sallë i garantoj organizatat kriminale se duart tuaja të zeza mbi votat e shqiptarëve do priten me gërshërët e ligjit. Se do shpalleni organizata terroriste, ashtu siç jeni dhe e meritoni. Qytetarët do e fitojnë betejën, kurse ju do keni vrimën e miut bashkë me Edi Ramën", tha Berisha. Ai gjithashtu kërkoi nga administrata që të zbatojë ligjin dhe jo urdhërat politikë.

Lini një Përgjigje