Kreu demokrat Sali Berisha nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Irena Gjokës, gjyqtares së GJKKO-së, e cila caktoi masat e sigurisë ndaj ish-Kryeministrit dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, bazuar në kërkesën e SPAK-ut lidhur me hetimet për aferën “Partizani”.
Berisha tha se Irena me 5 mbiemra mashtroi për një apartament në Fier dhe një apartament e dy garazhe në Tiranë. Sipas tij, ajo nuk ka deklaruar burimin e pasurisë në deklaratat vetting, ndërkohë që gjyqtarë e prokurorë u larguan nga sistemi pasi deklaronin se garsonieret ua kishin dhuruar prindërit.
Duke publikuar disa dokumente, Berisha tha se për mashtrimin e kryer, Irena Gjoka meriton disa vite burg.
“I ndjeri komisioner Dariel Sina, e kishte kapur në krime të shëmtuara gjatë deklarimit të pasurive.
Irena me 5 mbiemra nuk ka deklaruar apartamentin me sipërfaqe 63.65 metër katrorë në Fier. Apartament banimi, sipërfaqe 2 plus 1.

Kjo fshehje pasurie është justifikuar nga Irena me 5 mbiemra dhe ka fituar, natyrisht se është shoqe e ngushtë e Lindës së Surrelit dhe disa personave të tjerë me pushtet.
Ka qenë një këshilltare besnike e Ergys Agasit.
Pra, Irena me 5 mbiemra, kur është kapur mat me mashtrimin, ka thënë e harrova, e kisha harruar.
Mos harroni se për një garsionere i kanë nxjerrë gjykatësit, i kanë flakur në rrugë, jo se e kanë harruar, por se e kanë deklaruar se e kanë dhuratë nga i babai i vet.

Irena që mbrohet nga llumi i llumit të këtij sistemi, apartamentin tjetër në Tiranë me sipërfaqe 66 metër, të cilin thotë njëherë se e bleva me 10 mijë euro, dhe pastaj këtë çmim e rrit në 22 mijë euro.
Ku i gjete paratë, i thonë, kam harruar thotë. Reale kjo.
Nuk ka treguar burimin e parave që ua ka marrë ryshfet klientëve të saj.
Kjo është gjykatësja.
Dhe prandaj Dariel Sina, e përjashtonte nga sistemi.

Por së fundmi nuk mbaron këtu.
Irena me 5 mbiemra, ka fshehur dy garazhe në Tiranë. Nuk i ka deklaruar në procesin e vlerësimit të vetingut.
Pra, vetëm me këto, Irena me 5 mbiemra, meriton disa vite burg për fshehjen e pasurive të paligjshme.
Ajo mbahet si monumenti më i shëmtuar i sistemit që përfaqëson”, tha Berisha.
E o berishe.çfare ste shkon ne mendje je bere hetues me keq se spaku.sido qete veje halli i gjokes ti s,shpeton nga gjykimi.