Analisti Ergys Mërtiri, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të japë llogari për veprimet e tij në lidhje me 21 janarin, një ngjarje e rëndë, të cilën edhe Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar si “krim shtetëror”.
Sipas Mërtirit, Berisha “ka frikë nga kjo çështje”, pasi ajo mund ta rëndojë ndjeshëm politikisht dhe ligjërisht atë.
Ai theksoi në emisionin “Tirana Live” në ABC News se ka shumë elementë për të cilët Berisha nuk ka dhënë shpjegime, ndërsa vuri theksin te pengimi i punës së prokurorisë.
“Berisha ka frikë për këtë çështje, sepse me sa duket jo është një çështje që e rëndon vërtet. Ka shumë gjerë për të cilat ai kurrë s’ka dhënë shpjegime.
Nuk po them ka dhënë apo s’ka dhënë urdhër, kjo mbetet për t’u hetuar, por ai ka penguar prokurorinë të hetojë ngjarjen.
Ai ka fshirë dhe serverat. Ai është përpjekje dukshëm të fshijë provat dhe për këtë duhet të japë llogari”, tha ai.
Lini një Përgjigje