TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 13:10

Berisha: Toni Gogu është ministri që denoncoi Erion Veliajn në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Toni Gogu është ministri që denoncoi Erion Veliajn
Berisha dhe Gogu

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi 15 minuta pushim me qëllim për të diskutuar me kolegët e tij sa i përket mënyrës se si do të vijojnë me seancën plenare ku dhe pritet të raportojnë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Lidhur me këtë kërkesë të Ballës, i cili i dha opozitës dy mundësi, ose të pranojë faktin që pyetjet Altin Dumanit dhe krerëve të tjerë të institucioneve të drejtësisë t’i paraqiten me shkrim, ose në të kundërt do të vijojnë me procesin e votimit, Berisha u shpreh se kjo është e papranueshme dhe se socialistëve “nuk iu leverdis” raportimi i tyre.

Berisha theksoi se vitet e kaluara është vendosur në zbatim praktika pyetje përgjigje me gojë.

“Taulant Begojaris hoqi maskën në fund dhe u tha shqiptarëve se do bëjë një takim me dy kryetarët e grupeve, të cilëve u ofroi si alternativë ose të pranoni të hiqni dorë nga pyetjet me gojë, ose do votohen pa lexim të raporteve dhe pyetjeve të kryetarëve të institucioneve të drejtësisë. Në këtë propozim ka skenarin e kyçjes së parlamentit. Nuk ka opozitë në botë që mund të pranojë të bëjë një Pazar të tillë.

Nëse ti do ti vësh kyçin vendosja që nesër, opozita nuk heq dorë nga e drejta e saj kushtetuese për pyetje e cila është absolutisht në çdo sallë parlamentare të botës edhe me gojë edhe me shkrim.

Në vitin 2023-24-25 pyetjet kanë qenë me gojë të gjitha. Para nuk ka pasur institucione drejtësie siç ka sot. Këta kërkojnë të bëjnë një interprentim si u leverdis se janë në raport krimi me ata që kanë ardhur të raportojnë.

Nuk kanë interes këta që të raportojnë. Besoj se është e qartë, por opozitës nuk mund ti imponosh”, tha Berisha, teksa më tej sulmoi edhe ministrin Toni Gogu i cili sipas ish-kryeministrit është edhe “Nesti Angoni”, personi i cili kallëzoi në SPAK Erion Veliajn.

“I thashë unë dil betohu në Kushtetutë. Se thonë që Gogo është Nesti Angoni. E bënë lugat këtë Nesti Angonin këta. Lexo një pyetje po një pyetje jo, lexo gjysmë pyetje, nuk jemi në pozita miqësore aty”, tha Berisha më tej.

toni gogu spak toni gogu veliaj

1 Komente

  1. 0
    007

    Toni Gogu eshte mafioz dhe i korruptuar ne formen me kriminale. Gjithashtu ka lidhje me oligarkun mafioz Hetem Barjami i cili ka shtrire aktivitetin e tij kriminal ne Tepelen dhe ne pjese te ndryshme te Tiranes.

    Lini një Përgjigje