Politike 5 Shtator 2023, 18:15

“Berishën dhe Bardhin i bashkoi Basha”, Sula për situatën në PD: Kthimi i një humbësi në krye të partisë, pa kuptim

Shkruar nga Pamfleti

“Berishën dhe Bardhin i bashkoi Basha”, Sula për

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka deklaruar se Sali Berishën me Gazment Bardhin e bashkoi Lulzim Basha.

I ftuar në “News Line”, në “Abc News”, ai tha se Basha bëri shumë keq, pasi krijoi ndasi brenda partisë, teksa shtoi se rikthimi i një kryetari që ka humbur të gjitha herët, nuk funksionon.

Sula tha gjithashtu se ndihej i zhgënjyer dhe nga veprimet e Alibeajt, i cili sipas tij ishte një shpirët opozitar por që papritur ndryshoi drejtim.

Po, dorën e fundit e dha Basha. Sepse unë të paktën me kolegët e mi kemi besuar që pas 30 prillit të 2022, kur Berisha përfundoi zgjedhjet brenda institucionit të Rithemelimit, unë kam qene ndër ata që kam kërkuar me forcë sinqerisht, ndërkohë, që kishim dhe kartën morale të fortë, nuk kishim as logon, ishim një grupim i ri. Kishim le të themi një kryetar në detyrë që ishte zoti Alibeaj, që për hir të së vërtetës ndjejë një zhgënjim nga sjellja, nga qasja e tij politike sepse ka qene një shpirt opozitar, por nuk e di ku është kapur që dështoi deri në këtë pikë.

Pse e them këtë gjë? Sepse për sa kohë Zoti Berisha bëri një zgjedhje për ato 40 mijë vota, sa ishin atëherë, do të ishte organizuar Partia Demokratike. Të njëjtën gjë bëri tani Basha, por e bëri shumë herë më keq, shumë herë më pak dhe ndasitë u bën dhe më të mëdhaja. Edhe aq më tepër të kthehet një kryetar që ka humbur të gjitha herët, të gjashta në mos gaboj, atëherë kjo nuk shkon dhe nuk funksionon”, u shpreh ai.

sula partia demokratike