
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole ka komentuar tryezën e përbashkët të opozitës, teksa tha se kjo mbledhje tregon dy gjëra.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Godole shkruan që as më Berishën as me Bashën PD nuk mund të fitojë dhe këtë gjë sipas saj e kanë kuptuar të gjithë.
“Tryeza e përbashkët e opozitës sot tregon dy gjëra:
1) Që as me Berishën dhe as me Bashën nuk fitohet! Këtë duket sikur e kanë kuptuar të gjithë, më në fund.
2) Që bashkimi dhe diskutimi janë të nevojshme sepse opozitarizmi është themel i demokracisë dhe detyrë thelbësore kushtetuese.
Natyrisht, bashkimi bëhet mbi vlera të përbashkëta, por hapi i parë është që palët të ulen dhe të diskutojnë.
A do t’i shkojnë deri në fund aksionit opozitar apo do përçahen gjatë rrugës, mbetet ta shohim.”, shkruan Godole.
Lini një Përgjigje