TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2024, 10:58

Bledi Çuçi mbledh grupin e PS: Të enjten votojnë marrëveshjen me Italinë për emigrantët

Shkruar nga Pamfleti

Bledi Çuçi mbledh grupin e PS: Të enjten votojnë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne nën drejtimin e kreut të grupit Bledi Çuçi, teksa pasdite pritet të zhvillohet seanca planare.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, Çuçi bëri një përmbledhje të axhendës parlamentare për javën e re, si dhe kërkoi pjesëmarrje të deputetëve sidomos në seancën e ditës së enjtes kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe Protokolli me Italinë për Bashkëpunimin në fushën e Emigracionit.

Lidhur me amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arritet dakordësi me opozitën edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.

Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita. Shqetësim për miratimin pa vonesa të këtij ligji shprehu gjatë mbledhjes edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

bledi Çuçi ps

Lini një Përgjigje