Politike17 Prill 2023, 18:50

“Blen vetura nga 500 mijë euro si sheik”, Berisha akuza Ramës: Baxhanaku i tij kampion në fitimin e tenderëve

Shkruar nga Pamfleti

“Blen vetura nga 500 mijë euro si sheik”, Berisha akuza

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë Gramsh, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vjedhur mbi 500 milionë euro me bordet e çmimeve.

Berisha tha se baxhanaku dhe vajza e gruas së kryeministrit janë kampionë për fitimin e tenderave në Shqipëri, megjithëse sipas tij, është e paligjshme që ata të marrin pjesë në tendera, pasi kanë konflikt interesi. Sipas tij, Rama bën shpenzime luksi dhe blen makina nga 500 mijë euro sit ë ishte sheik.

Këta duan të shembin familjen dhe gjininë. Po fusin në shkolla dhe kopshte dhe kanë filluar në shkolla e kopshte “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Çfarë ndodh me ne, largim sa në asnjë pushtim. Sa në një katastrofë. 1/3 janë e qytetarëve janë larguar nga Shqipëria.

Tenderat i fitojnë të afërm të zyrtarëve. Shembullin e jep vetë Rama. Baxhanaku i Ramës është kampion në fitimin e tenderave. Thjeshtra është kampione në fitimin e tenderave. Por këtë nuk vjedhin vetëm me tendera, këta vjedhin edhe me çmime. Vendosin bordet për të rritur çmimet. Kanë fituar vetëm me rritjen e çmimeve mbi 500 milionë euro. Çfarë bëri ky, 320 milionë euro ja dha klientelës së tij dhe pjesën tjetër, 4 milionë euro bleu vazon për ta vendosur në Kryeministri. Blen vetura nga 500 mijë euro si sheik”, u shpreh Berisha.

berisha akuza ramës gramsh