TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2023, 10:43

Bllokuan Kuvendin, PS kërkesë në Komisionin e Etikës: Përjashtoni deputetët e PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Bllokuan Kuvendin, PS kërkesë në Komisionin e Etikës:
Seanca e djeshme e Kuvendit

Partia Socialiste e Shqipërisë ka depozituar në Kuvend një kërkesë për të ndëshkuar me masë disiplinore deputetët e PD-së që bllokuan votimin e rendit të ditës mbrëmjen e djeshme.

Pas 12 orësh debate, opozita bllokoi vijimin e punimeve pasi u ngit lart në sallën e Parlamentit duke bllokuar uljen në karrige të kryetares së kuvendit dhe ministrave për të vijuar seancën.

Kjo situatë detyroi kryetaren e Kuvendit që të mos e miratojë e rendit të ditës, duke e shtyrë votimin në seancën e radhës.

Arsyeja e kësaj proteste, sipas Gazmend Bardhit, ka të bëjë me faktin se PS nuk ka pranuar ndryshimin e përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në këtë komision, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi mes të tjerëve largimin e Enkelejd Alibeaj (nga krahu i Lulzim Bashës) si bashkë-kryetar të reformës dhe zëvendësimin e tij me Oerd Bylykbashin.

 

pd kaosi nË kuvend

Lini një Përgjigje