Politike29 Shkurt 2024, 13:00

Brukseli i vendos kusht Ballkanit: Keni 6 mld euro në ndihmë për reformat, në 2027-ën mos thoni s’jemi gati

Shkruar nga Pamfleti
Brukseli i vendos kusht Ballkanit: Keni 6 mld euro në ndihmë për
Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi dhe Rama

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të marrin 6 mld euro ndihmë.

Por për ti tërhequr këto ndihma që do të vijnë në formën e granteve dhe huave ka disa kushte që duhen plotësuar nga vendet e rajonit.

“Shumica e reformave kanë koston e tyre financiare, por jemi të gatshëm të zbusim koston ndaj udhëheqësit e KE kanë vendosur, 6 mld euro duhet të ndihmojnë rajonin. Kjo është sasia e fondeve që i jepen vendeve anëtare. Deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme. Pas 2027 do ishte e vështirë që rajoni të thoshte nuk jemi gati akoma. Në 10 vite rajoni duhet të dyfishojë ekonominë”, tha ai.

Nga ana e tij Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, nënvizoi se plani i ri i rritjes do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit ndërsa vuri theksin tek implementimi i legjislacionit të SEPA nga të gjitha vendet e rajonit. 

Nga pagesat SEPA, korsitë e gjelbra, rrjeti falas i internetit, deri te ngritja e një qendre në Ballkanin Perëndimor për novacionin e kërkimit shkencor, Varhei tha se vendit e rajonit janë dakordësuar që të realizohen brenda këtij viti.

“Mendoj që sot në patëm marrëveshje për katër fusha ku duhet të ketë rezultate. Së pari, SEPA që do të thotë një rishikim tërësor i aspekteve rregullatorë. Vende po përgatiten për këtë gjë, nuk duhet të jetë shumë e vështirë se sistemi bankar ka në vetvete banka europiane. Duhet të aplikojnë të njëjtat rregulla që aplikojnë në vendet e origjinës, sfida është sa shpejt do mund të aplikohen në terren. Ka pasur dakordësi që kjo gjë do arrihet sivjet. E dyta ka pasur të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohën e pritjes në pikat kufitare. Do rregullohen procedurat doganore që të përshpejtohen kalimet në kufi në të gjithë rajonin. Ta shtrijmë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe duhet të përfundojë në fund të këtij viti dhe ul kostot për bizneset.

E treta ka të bëjë me punën kërkimore shkencore, do të thotë të sjellim brezin tjetër të industrive të ndryshme në rajon, novacioni, kërkimi shkencor, do kenë nevojë për një qendër ku të jenë këto industri, një bërthamë dhe kjo të krijohet në Ballkan, sektori dixhital, farmaceutik.

E fundit rrjeti falas i interneti në gjithë BP, të gjithë të kenë mundësi të futen në internet. I kemi fondet për këtë gjë, duhet ti pajisim bashkitë me të gjitha mjetet që kjo gjë të bëhet realitet këtë vit.”, tha Varhelyi.