Politike14 Prill 2023, 14:44

Celibashi i bën tjetër qokë Berishës, heq emrin e Ilir Metës nga fleta e votimit

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi i bën tjetër qokë Berishës, heq emrin e Ilir

Nuk ndalen bëmat e komisionerit Ilirian Celibashi. Pasi tentoi të bllokonte PD e Alibeajt të regjistrohej në zgjedhje, i ka bërë një tjetër qokë.

Dje KQZ ka publikuar modelet e fletëve të votimit dhe ajo që bie në sy është se mungon emri i drejtuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në fletën e votimit shkruhej emri i koalicionit dhe emri i kryetarit të partisë drejtuese.

Nëse marrim si shembull koalicionin Aleanca për Ndryshim, krah tij shkruhej edhe emri i Lulzim Bashës.  Por këtë herë mungon emri i Ilir Metës. Dihet që shfaqja e emri të tij demoralizon demokratët dhe duket se Celibashi i ka bërë tjetër qokë Berishës.

Celibashi i bën tjetër qokë Berishës, heq emrin e Ilir
Fleta e zgjedhjeve të kaluara
Celibashi i bën tjetër qokë Berishës, heq emrin e Ilir
Fleta e zgjedhjeve aktuale

 

 

 

celibashi zgjedhje