Politike14 Prill 2023, 14:22

Berisha shantazhon me “dosje” ambasadoren Kim: Ka prona në Tiranë, gati të nxjerr provat

Shkruar nga Pamfleti

Berisha shantazhon me “dosje” ambasadoren Kim: Ka prona në

Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur shantazhet ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Ndonëse dje i dërguari i DASH, Gabriel Escobar ja bëri të qartë se ambasadorja shpreh qëndrimet e sekretarit Blinken, Berisha sot ka shkuar një hap më lart.

Në një konferencë me gazetarët ai deklaroi se ambasadorja Kim ka përfituar prona në Tiranë. Madje ai deklaroi se është gati të vërë provat në dispozicion të autoriteteve amerikane.

Sa i përket guvernatores, unë i bëj thirrje inspektorit të DASH, FBI dhe Kongresit të SHBA të hetojë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi pronat e saj në Shqipëri dhe garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuojë me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve”, tha Berisha.

Pra duket se Berisha është i vendosur për të vijuar luftën me amerikanët. Dje Escobar ja bëri të qartë se “non grata” nuk ka kthim pas.

berisha kim akuza