Politike14 Maj 2023, 20:33

Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve do dalë nga fundi i ditës së nesërme!

Shkruar nga Pamfleti
Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve do dalë nga fundi i ditës së

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve do të dalë brenda mbrëmjes të së hënës.

Nuk do tolerojmë asnjë sjelle të komisionerit dhe numërimit dhe fundi i ditës së nesërme ne do kemi rezultatin e zgjedhjeve”, tha Celibashi.

 Celibashi tha se pjesëmarrja ishte 34.3% e në 4 mijë qendra votimi. 

Kemi administruar 30 denoncime. Janë pak a shumë të njëjtat që listuan në orën 17:00. Sipas të dhënave: Pjesëmarrja është 34.37% vetëm në 4 mijë qendra votimi që është rapotuar në mënyrë elektronike. 1094 tentativa për të votuar dy herë. Janë 17400 që kanë shkuar në franksionin e gabuar të qendrës së votimit. 10972 votues komisionerë. Kjo është situate. Teknikisht është duke u mbyllur procesi i raportimit nga sistemi.”- tha Celibashi

celibashi zgjedhjet