Politike14 Maj 2023, 20:13

Mbyllja e procesit zgjedhor, Begaj thirrje institucioneve: Votuesit shqiptarë folën, kryeni detyrën dhe garantoni vullnetin e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e procesit zgjedhor, Begaj thirrje institucioneve: Votuesit

Presidenti Bajram Begaj pas mbylljes së procesit të votimit, ku ka reaguar me një falënderim për shqiptarët të cilët ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Begaj tha se institucionet përgjegjëse duhet të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi e ndershmëri për të garantuar vullnetin e qytetarëve.

Falënderoj  të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit.

Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë. Votuesit shqiptarë folën! Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë”, shkruan Begaj në postimin e tij.

begaj zgjedhjet procesi zgjedhor