TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Korrik 2025, 16:44

Ceno Klosi “masakër” në 11 maj, ka “vjedhur” afro 900 vota; batërdi edhe brenda PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Ceno Klosi “masakër” në 11 maj, ka “vjedhur”

Rinumërimi i votave për Fierin po ecën me ritme të kënaqshme, por ndryshe nga Tirana, aty ka pasur “masakër” brenda partive politike.

Ndonëse Babloku u jepte porosi kandidatëve që të punonin për partinë dhe jo për veten, rezulton se në Fier ka pasur tjetërsim votash në shifra të frikshme. Dhe me gjasë, shumë numërues do të përfundojnë në SPAK.

Ceno Klosi “masakër” në 11 maj, ka “vjedhur”Ceno Klosi “masakër” në 11 maj, ka “vjedhur”

Për të qenë më të qartë: nga PS, rezulton se nga 344 kuti të numëruara, Ceno Klosi, ish-kreu i Tatimeve dhe deputet i zgjedhur më 11 maj, ka përfituar 886 vota të padrejta. Me pak fjalë, ato janë të pavlefshme apo për persona të tjerë, por numëruesit i kanë cilësuar vota për të. Kjo është shifra më e lartë e arritur në procesin e rinumërimit, pasi në Tiranë ishin shumë herë më të ulëta.

Sa i takon PD-së, rekordin e mban Silva Hasaj me 626 vota të tjetërsuara. Për të dyja rastet, është paralajmëruar nga anëtarët e KAS se mund të ketë kallëzim penal për numëruesit, pasi ndryshe nga Tirana, ku u fol për gabime njerëzore, në shifra kaq të larta nuk flitet më për gabime.

Ceno Klosi “masakër” në 11 maj, ka “vjedhur”Ceno Klosi “masakër” në 11 maj, ka “vjedhur”

Sipas anëtarit të KAS, Ledio Braho të dhënat gjatë këtyre dy ditëve tregojnë se nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzore, përkundrazi shfaqen dukshëm përpjekjet e grupeve te numërimit për të favorizuar kandidatë të caktuar.

Si ritëm për rinumërimi Fieri ka ecur më shpejt. Ajo që vihet re është se ka lëvizje të mëdha mes kandidatëve. Lëvizjet brenda partive janë më të mëdha me shifra mbi 700. Kjo është problematika dhe do të bëhet një analizë. Nuk jemi në kushtet e gabimeve njerëzor, por të një veprimtarie të qëllimshme të grupeve të numërimit për të favorizuar një kandidat. Ka pasur një lloj orientimi, duhet parë më tejë, duhet parë kush kanë qenë grupet e numërimit për të vijuar me hapin e radhës”, tha mes të tjerash Braho.

Lini një Përgjigje