TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 19:24

“Dalin me bikini nga Dubai”/ Rama bëhet sërish qesharak, sulmon “VIP”-at edhe nga Shkodra (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Dalin me bikini nga Dubai”/ Rama bëhet sërish qesharak,
Rama me sjelljet qesharake

Pas sjelljeve qesharake në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot në Shkodër me të njëjtin stil komunikimi, duke përdorur ironinë dhe talljen ndaj personazheve publikë që kanë mbështetur protestën qytetare.

Rama u ndal veçanërisht te influencerët dhe VIP-at që kanë publikuar postime në mbështetje të protestës, duke i vënë në lojë për jetën luksoze, udhëtimet jashtë vendit dhe aktivitetin në rrjetet sociale.


Kryeministri tregoi fillimisht historinë e një vajze që, sipas tij, publikonte foto nga Parisi, ndërsa në të njëjtën kohë shprehte shqetësim për zhvillimet në Shqipëri.

Natyrisht nëse ti i ke mundësitë të shkosh sa në Paris dhe sa në Dubai, ti nuk ke pse i thua shqiptarëve atje e dua komplet të virgjër bregun e detit, dua rërën, flamingot dhe pemët, se atje do dal me bikini dhe do dal në profil me atë fijën e vogël”, tha Rama mes të qeshurave të të pranishmëve.

Më pas ai vijoi ironitë duke komentuar mënyrën se si publikohen foto dhe video në rrjetet sociale.

Dhe ja ecin kështu dhe ato e shohin, thonë ishalla po i këputet lidhësja dhe ta shohim tamam flamingon”, u shpreh kryeministri.

Në shënjestër të Ramës përfundoi edhe një tjetër personazh publik që sipas tij kombinon aktivizmin me reklamat në rrjetet sociale.

Kjo tjetra kishte një stil tjetër. Para se të fliste për natyrën, kjo nxirrte kremra që kur ti të futeshe për të bërë solidaritet, të kapte dhe ndonjë reklamë. Mua si krem fytyre mu dukej, po kush e di çfarë tjetër fërkohej me ato”, tha ai.

Deklaratat vijnë në një moment kur protesta kundër projektit në Zvërnec ka hyrë në ditën e saj të nëntë dhe po tërheq mbështetjen e një numri në rritje artistësh, aktivistësh, personazhesh publike dhe influencuesish në rrjetet sociale.

Ndërsa pjesëmarrja në protestë vijon të rritet, Rama duket se ka zgjedhur të përgjigjet me ironi dhe batuta ndaj figurave publike që janë rreshtuar në krah të lëvizjes, duke i akuzuar ato për hipokrizi dhe aktivizëm selektiv.

Lini një Përgjigje