
Dashnor Sula, deputet i PD-së, i cili në 11 maj nuk u përfshi në listat e kandidatëve të kësaj partie, pohoi se do të kandidojë për postin e Kryetarit të PD-së nëse largohet Sali Berisha.
Nga studio e News 24, Sula tha se nëse drejtimin e partisë vijojnë ta mbajnë figura si Berisha, Flamur Noka apo Albana Vokshi, ai nuk do të ketë më asnjë lidhje me PD-në.
Sula la të hapur edhe mundësinë për të nisur një nismë të re politike, duke përmendur idenë e krijimit të një poli të tretë në skenën politike shqiptare.
“Nëse Sali Berisha jep dorëheqjen nga kryetari i PD, jam alternativë për të kandiduar. Nëse në PD janë Sali Berisha, Flamur Noka e Albana Vokshi, unë nuk e shkel më atë prag. Nëse këta persona rrinë në Partinë Demokratike, PD do të zhbëhet. Do doja të jap kontribut, ndoshta për krijimin e një poli të tretë”, tha Sula.
Lini një Përgjigje