Politike 3 Korrik 2023, 10:46

Debat në Kuvend, Balla-opozitës: Pa u konsultuar me SHBA dhe BE, nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Debat në Kuvend, Balla-opozitës: Pa u konsultuar me SHBA dhe BE, nuk

Ka vijuar me debate edhe seanca e sotme parlamentare, ku Opozita ka kërkuar ndryshim të rendit të ditës në Kuvend, ndërsa kjo është kundërshtuar nga mazhoranca.

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shprehet se nuk do të ketë ndryshime të reformës në drejtësi pa konsultim me SHBA  dhe BE.

Tabaku: Sesioni po përfundon dhe ne nuk jemi gati për të miratuar paketën e reformës në drejtësi. Nëse duhet të diskutohet në mënyrë urgjente është paketa e ndryshimeve në drejtësi, paraqitja pa konsultim dhe heqja e nga portali i diskutimeve, ajo që është më e rëndësishmja është një diçka abuzive.

Balla: Zonja Tabaku qetësohu se në dy minuta shkove nga Amerika tek kanabisi, vizita e Klinton në prag të pavarësisë është e mirëseardhur, e gjithë opozita që e konsideron, duhet të jetë pjesë e këtij momenti sot ku kryeministri do të dekorojë zotin Klinton për gjithë atë kontribut. Mos u vetëpërjashtoni, është një ceremoni e hapur, fakti që e dekoron kryeministri, do nderoni veten tuaj dhe ata që ju kanë sjellë këtu. Kuvendi duhet të shprehet me një rezolutë për drejtësinë në tërësi. Nuk shkon të bëjmë një për ILD një për SPAK, do të bëjmë një për drejtësinë në përgjithësi. Për sa i përket pjesës tjetër, se vetëm tek Tabaku ka vend për të replikuar se ata që furnizonin me naftë Millosheviçin. Pa u konsultuar me SHBA dhe BE nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi. Nuk do e kishim bërë dot, do të ishte Adriatiku, do të ishte ky se shkonte i biri, mos ta përdorim këtë për politikë, janë çështje të rëndësisë kombëtare. Edhe ju jeni pjesë e komunikimeve. Të mërkurën takim përfundimtar me miqtë ndërkombëtarë, pa të cilët nuk do e bënim reformën, pse jo t’i miratojmë në seancën e fundit, ta nisim shtatorin me miratimin e ndryshimeve.

balla opozita shba be reforma ne drejtesi