
Ishulli i “Sazanit” është kthyer në temë diskutimi, lidhur me investimin e pritshëm që do të bëhet aty.
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është shprehur se ishulli i Sazanit është pasuri publike ndaj çdo gjë duhet të bëhet transparente.
Ndërkohë nuk kanë munguar ironitë e gazetarit Elvis Iljazaj, i cili i është drejtuar Bylykbashit duke i thënë se dhe Donald Trump ia mori Edi Rama, opozitës.
Debati:
Bylykbashi: Nuk është pasuri shtetërore është pasuri publike. Pasurinë publike nuk e tjetërson dot.
Gogu: Po ajo që nxirrnit për një euro, nuk ishte pasuri shtetërore.
Bylykbashi: Ishte një ligj që u jepte investitorëve të huaj, në një nivel të caktuar që vinin të investonin. Qeveria merrte përsipër të gjitha risqet. Këto investime bëhen me transparencë.
Iljazi: E humbët dhe Trumpi, ua mori dhe Trump-in Rama.
Lini një Përgjigje