
Përfaqësuesi i Shqipëri Bëhet kërcënon Shabanin: Ke bërë gabim të rëndë, bashkë me dajon pi** motre...
Degradon konflikti mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt. Pas sulmeve dhe akuzave ndaj njëri-tjetrit në distancë, duket se ka pasur dhe mesazhe anonime, telefonata dhe kërcënime.
Sot ka dalë në publik një audio, ku një person prezantohet si përfaqësues i Shqipëria Bëhet dhe kërcënon Endri Shabanin. Në media kanë qarkulluar dhe emra, por nuk dihet fiks se kush është personi në fjalë.
Në audio ai ofendon Shabanin dhe mbështet Lapajn, teksa kërcënimi ka ardhur pas daljes në skenë të dajës së Shabanit.
“O Endri më dëgjo, dole shumë i pabesë. Po ta thotë shoku jot këtu, dole shumë i pabesë. Do të kushtojë rëndë kjo! Do të kushtojë jashtë mase rëndë! Ne nuk do ta lëmë kurrë, po kurrë Adriatikun vetëm. Kurrë! Adriatiku ka mbrapa një ushtri të tërë. Dakord. Po Ti me ato në rrogozet e tua, bashkë me dajo p…motrën, që do ta gjej, s’ka ku në p… motre të vejë. Ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë…Të futëm në gjirin tonë se besuam por dolët shumë të pabesë. Do shihemi së shpejti. Dajua s’ka ku në p ...të motrës të futet njëherë. Dajoa do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q....! Do shikosh ti”, ka thënë personi në fjalë.
Dy ditë më parë dhe vetë Shabani e paralajmëroi se daja i tij ishte kërcënuar, teksa akuzonte Lapajn se i kishte kërcënuar fëmijët. Por Shqipëria Bëhet është distancuar nga ky kërcënim. Në një reagim në rrjetet sociale partia e Lapajt ka ngritur flamurin e paqes dhe kërkon që palët të ulen dhe të bisedojnë.
“Në dritën e ngjarjeve të fundit dhe përmbajtjeve të publikuara në rrjet, dëshirojmë të sqarojmë se nuk përfaqësojmë dhe nuk mbështesim asnjë formë gjuhe fyese, kërcënuese apo të dhunshme që bie ndesh me vlerat tona. Ne u bëjmë thirrje të gjithë ndjekësve tanë, simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar me ne, të refuzojnë në çdo moment gjuhën e dhunës pavarësisht ngarkesës emocionale nga çdo padrejtësi”, thekson Shqipëria Bëhet.
Më tej ka një ftesë për Shabanin dhe Sokon: “Nëse gabimi ynë është dorështrirja për bashkëpunim, mund të na gjykoni! Ne po kërkojmë thjesht që marrëveshja parazgjedhore të realizohet ashtu siç u dolëm qytetarëve në fushatë. Është pikërisht ajo pika që dëshmon qasjen tonë për garën. Theksojmë se ne nuk do të heqim dorë nga besimi që gara e ndershme është rruga e vetme për të rikthyer besimin në demokraci. Përtej çdo shantazhi e hileje, brenda e jashtë sistemit, ne do të qëndrojmë.
Jemi në pritje të reflektimit dhe uljes për zgjidhje nga pala tjetër në Koalicion. Ne e konsiderojmë këtë një moment që duhet tejkaluar si detyrë ndaj zgjedhësve tanë. Jemi në pritje të Z.Shabani dhe Z.Soko për ta adresuar me maturi e të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore”.
Lini një Përgjigje