TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2025, 16:45

Tani ra në “usta” Rama, e thoni pastaj që ky vend nuk ka më burra!

Shkruar nga Pamfleti

Tani ra në “usta” Rama, e thoni pastaj që ky vend nuk ka

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar vizitën në Theth të “profesor” Pëllump Pilinçit, i cili shkoi në mbështetje të banorëve më “Cadillak” dhe me dhjetëra truproja. Padyshim shfaqja ishte sa komike aq edhe tragjike. Edhe Murrizi ka ironizuar këtë pjesë, duke publikuar dhe një video nga mbërritja e tij.

Postimi i plotë

Tani “ra” në usta Rama dhe Qeveria

Ishin mësuar të livadhisnin; këta kanë 12 vjet që shinin lëmë.

Le të bëjnë me dëngla po deshën, se e shohin çfarë ju bën “i dërguari” special i USA-së me gjithë “qeverinë” e tij me 3 ministra.

Edhe thoni pastaj që ky vend nuk ka burra!!!!

Një bravo të madhe për truprojat vigjilentë që do t’i kishin zili edhe truprojat e Presidentit Trump.

Ehh mor Z. Pilinci, ç’më nxore mallin e të ndjerit gjeneral Rrapush Xhaferrit!!!!

Vetëm se “gjenerali” kurrë nuk e përplaste kokën tek çatia e makinës, por si duket ngaqë e kishte makinën e tij.

Ndërsa ti, makinën me qira e ke dhe do pak kohë sa t’ia marrësh dorën.

Respekte për “kontributin” madhështor në “mbrojtje” të çdo qytetari që bie viktimë e arrogancës së qeverisë Rama.

Lini një Përgjigje