TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2023, 13:18

Deklaratat e Kim “tërbojnë” Berishën, sulmon dhe kërcënon ambasadoren: Mos ndërhy në fushatë!

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Kim “tërbojnë” Berishën, sulmon dhe

Ambasadorja Yuri Kim kërkoi të mos votohen “non gratat” dhe kjo e ka alarmuar Berishën.

Krahasimi që ambasadorja amerikane Yuri Kim i bëri Sali Berishës, e ka alarmuar këtë të fundit. Kim e cilësoi si një piroman që rrezikon t’i vërë zjarrin vendit dhe kjo duket se e lë pa gjumë Berishën. Ish-kryeministri doli në një konferencë për mediat ku sërish sulmoi ambasadoren dhe madje e kërcënoi hapur.

Ajo që mund të them unë është se përpjekjet e guvernatores për asgjësimin e PD-së, për emërimin në krye të kësaj partie të eksponentëve të lidhur gjer në palcë me krimin, të eksponentëve të financuar, sipas burimeve amerikane, nga rusët dhe të lidhur me krimin, nuk janë asgjë tjetër veçse dëshmi se kjo ka funksionuar si anëtare e ekipit McGonigal apo si McGonigal me fustan. Kjo ka përdorur pushtetin që i jep përfaqësimi i SHBA si ambasadore, kundër opozitës demokratike, properëndimore të një vendi anëtar të NATO-s. Përsa i përket deklaratës së fundit, unë i dhashë përgjigjen që gjykova se ishte e nevojshme, por tani më duhet të them se kam vetëm një shtesë. Njerëzit që përdorin gjuhë piromani, me zjarrvënës e kështu, ata kanë probleme me veten e tyre. Pra, zakonisht, një fjalor i tillë është për njerëz në ethe, kur të kapin ethe të forta, atëherë njeriut i turbullohet mendja. Se çfarë ethesh e kanë kapur guvernatoren, pyeteni guvernatoren”, tha Berisha.

Më tej ai e shfrenoi dhe fantazinë, duke deklaruar se ka komunikuar dhe me Chat GTP, teksa kërcënoi ambasadoren për ndërhyrjen në zgjedhje. Kim kërkoi të mos votohen “non gratat” dhe kjo e ka alarmuar Berishën.

Por një fjalor i tillë është i papranueshëm. Pyeta edhe Chat GTP se çfarë do të thotë ky fjalor dhe më dha këtë përgjigje. Unë jam edhe mjek, por thashë të bëj edhe një kontroll. PD po ecën e sigurt në fitore. I them një gjë dhe e mbyll. E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral. Edhe në ligjet e vendit të saj, edhe në ligjet e vendit tim”, tha Berisha.

Deklaratat e ambasadores Kim u bënë pak ditë më parë nga Shkodra. Berisha kishte disa ditë që e sulmonte dhe ajo ju përgjigj ashpër, duke ja bërë të qartë se me amerikanët nuk luan dot.

berisha kim akuza

Lini një Përgjigje