
Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Ilir Rusmalin, këshilltarin e Presidentit Bajram Begaj, lidhur me dekretin për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, përfshi edhe Tiranën, që do të mbahen më 9 nëntor.
Rama tha se kush diskuton legjitimitetin e dekretit të Presidentit, nuk kanë faj, pasi nuk ka dijen mbi Kushtetutën.
Në këtë kuadër, Rama vlerësoi Ilir Rusmalin, këshilltarin e Presidentit Begaj.
Ai tha se askush nuk ka pavarësinë inteletuale të ish-ministrit të Drejtësisë të PD dhe njëkohësisht këshilltar ligjor i presidentit, Ilir Rusmalit.
“Tirana nuk mund të presë më, kush thotë të kundërta nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë të ecë me ritmin e duhur.
Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, jo larg nga ku unë po ju flas diku në vend të quajtur Gërdec”, tha Rama.
Komentet Kryeministri i bëri në hyrje të Podcastit 'Flasim' ku si të ftuar ka Ogerta Manastirlun, kandidaten e PS-së për Bashkinë e Tiranës.
Rama e konsideroi si situatë të jashtëzakonshme zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 shkurt me urdhër të SPAK.
"Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe 5 bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiakët. Në qytetet e tjera janë zgjedhje krejt normale, ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme.
Kjo jo sepse Tirana është kryeqyteti, por sepse mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë.
Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, aty ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që ta them butë, janë të dyshimta”, tha Rama.
Zot na rruaj da bosh dhe medioker jane. I bejne lavde njeri tjetrit. Demagog psikopat qe na ka rene per hise.