TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 18:21

‘Demokratë shpëtoni atë palo parti nga këneta’, Rama: Në Durrës marrim 9 mandate

Shkruar nga Pamfleti

‘Demokratë shpëtoni atë palo parti nga këneta’,

"Demokratëve u them që në 11 maj të shpëtojnë edhe atë palo parti, pasi ajo nuk është më parti. Vetëm duke mos votuar atë palo parti e kanë një mundësi për të tharë kënetën dhe të kenë një shans të rilindin atë parti".

Kështu iu drejtua Edi Rama demokratëve nga një takim me gratë dhe vajzat socialiste që zhvilloi në Durrës.

Kryeministri, njëherazi edhe kryetar i PS-së, i ka kërkuar grave që nëse burrat nuk i dëgjojnë, ti venë në gjumë në 11 maj.

“Nuk e di unë se si i vejnë në gjumë, por nëse nuk i bindin dot që të votojnë për ne, atëherë, ti venë në gjumë”, tha Rama.

Në vijim të batutave, kreu socialist tha se nuk i ka thënë vajzave socialiste të ndahen nga demokratët, por i ka kërkuar t’i shpëtojë.

“U kam thënë shpëtojini, mos i lini të ikin në kënetë”, tha Rama. Ai shprehu bindjen për marrjen e 9 mandateve në Durrës.

"Dëgjoja një nga ata çyrykët që thoshte çudi me këta socialistët, prapë do e marrin mandatin, si do e marrin dhe më duket se do e marrin prapë! Dhe prapë e fituan, fituan luftrat, tërmetin, kovidin etj., thoshte ky çyryku tani. Por po të ishte këneta me bufin, harroheni se do merrnin shtëpi të reja. Nëse nuk do ishim ne, do ishte këneta me bufin, pa spital, imagjinoni çfarë do bëhej me kovidin.

Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por çfarë ndodhi atje ku u godit rëndë sistemi energjetik, ne bëmë atë që jo vetëm nuk e rritëm 1 qindarkë, por e kapërcyem atë krizë, por jemi edhe i vetmi vend në botë, se Europa ka të tjera situata, që kemi ulur çmimin e energjisë elektrike", tha Rama.

Ai iu përgjigj kritikëve lidhur me procesin e integrimit europian dhe mandatin e katërt qeverisës që kërkon PS.

Rama theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk varet vetëm nga vullneti i vendit aspirant, por edhe nga konsensusi i vendeve anëtare. “BE nuk të hap derën kur do ti, por kur ti je gati të hysh në atë shtëpi dhe kur ata që janë brenda janë gati të të fusin,” tha Rama. “Ka pasur raste kur Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave, por disa vende anëtare kanë ndalur procesin për arsye të brendshme.”

“Janë ca që thonë “ça bëhet me këtë Edi Ramën, si nuk i vjen turp. Ka tre mandate dhe më duhet i katërti thotë t’iu dërgoj në BE”. Sipas tyre kjo është dicka për turp sepse përderisa nuk e bëmë për 3 mandate nuk e meritojmë të katërtin”, tha Rama.

Duke iu drejtuar kritikëve që pyesin pse integrimi nuk u arrit gjatë tre mandateve të mëparshme, Rama solli si shembull vendet fqinje. “Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut i kanë hapur negociatat shumë më herët, por asnjë prej tyre nuk është sot në BE. Shqipëria i hapi negociatat vetëm vitin e kaluar dhe ka tashmë një plan për mbylljen e tyre në vitin 2027,” deklaroi kryeministri.

Ai u shpreh se opozita po mashtron qytetarët me “broçkulla”, duke shtuar se e vërteta është ndryshe.

“Ata çyrykët do ju thonë lloj lloj brockullash, por e vërteta është se BE e hap derën kur është gati të hapë derën në bazë të konsensusit të 27 shteteve anëtare.

Kjo derë e hapur mund të mbyllet dhe mund të mbetemi jashtë saj për nuk e di sesa vite. Asnjë nga ish-vendet komuniste nuk ka pasur negociata me BE më pak se 6-7-8 vjet. Ne kemi mundësinë t’i mbyllim për 3 vjet”, tha ai.

Lini një Përgjigje