TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2023, 09:28

Deputeti i PD: Opozita nuk tërhiqet nga skenari i saj, presim surpriza nga Garda

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i PD: Opozita nuk tërhiqet nga skenari i saj, presim surpriza nga
Bledjon Nallbati

Një nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Bledjon Nallbati deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga skenari i saj.

“Duhet të jem brenda në parlament. Do të shohim nëse ka një reflektim nga qeveria. Sot përfundon dënimi dhe duhet të jemi pjesë e seancës. Do të shkojmë, mandej të shohim.

Garda do të na ketë bërë ndonjë surprizë, ne do të bëjmë përpjekjen tonë. Ne do të vazhdojmë për të destabilizuar këtë Kuvend që nuk po kryen funksionin e tij,” tha ai.

Ndërkohë, socialistët dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë paraqitur rreth 2 orë para në Kuvend, në saj të masave të marra nga Policia e Shtetit me qëllim shpërndarjen e protestës së ish-kryeministri Berisha.

Vetë zoti Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit. Ndërsa e enjtja parlamentare që nis me miratimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës, pritet të prodhojë kaos me flakadanë brenda sallës së Kuvendit dhe paralelisht protestë në ambientet e jashtme.

 

bledjon nallbati berisha

Lini një Përgjigje