TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2025, 11:37

Dhuna ndaj minatorëve në Spaç, Braçe kundër policisë së Ilir Prodës: Kush jeni ju që silleni brutalisht?

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj minatorëve në Spaç, Braçe kundër

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me dhunën që Policia e Shtetit ushtroi një ditë më parë ndaj minatorëve në Spaç, që protestonin për kushtet e tyre të punës. Në një sjelle të pazakontë, policët e Ilir Prodës kanë zgjedhur të ushtrojnë dhunë kundër protestuesve, edhe pse nuk u lejohet të ndërhyjnë në organizime të tilla, si në rastin e protestës së sindikatës së minatorëve. Braçe shprehet i revoltuar me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, e cila, sipas tij, është duke shkelur Kushtetutën.

“Spaç, Mirditë, dje.

Kjo sjellje e Policisë së Shtetit, policëve të caktuar në të, është e papranueshme.

Në të thuhet qartë:

Neni 50 – Të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës.

Neni 51, pika 1 – E drejta e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës, është e garantuar.

I gjithe konflikti në minierën e bakrit në Spaç, ka lindur se pronaret turq nën kontrate me shtetin për shfrytëzimin e asaj miniere, nuk duan përfaqësimin e punëtorëve nga një sindikatë e ligjshme.

Kush janë këta që duan tu mohojnë minatorëve një të drejtë Kushtetuese?

Në anën tjetër, në kushtet kur Shqipëria ka nevojë ulëritëse për punëtorë, kjo sjellje brutale e Policisë ndaj punëtoreve është e patolerueshme!

Në cilësinë e Komisionit që mbulon edhe punën e punësimin në Kuvend, i kërkoj policisë të mos cënojë qoftë edhe një punëtor të vetëm fizikisht, siç ka bërë dje;

I kërkoj Inspektoriatit të Punës të shkojë në Spaç, këtë herë jo për drekë pune, por për të garantuar të drejtat e punetoreve”, thotë deputeti socialist.

Rreth 70 minatorë ne Spaç të Mirditës kanë pezulluar punën ne galeritë e kromit. Ata u grumbulluan në hyrje të kompanisë turke, "TETE Albania Tunnel and Mining" sh.a.,  duke kërkuar nënshkrimin e kontratës kolektive, qe sipas tyre do të përmirësojë kushtet e punës dhe do të sjellë paga më të larta.

Lini një Përgjigje