
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka paraqitur raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni.
Por edhe në këtë komision, pavarësisht debateve, nuk kanë munguar as ironitë, këtë herë mes drejtuesit të komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi.
Deputeti i PD-së, Samir Korreshi u shpreh se kryeministri Edi Rama s’është paraqitur ndonjëherë në Komision.
“Ta puthim se na mori malli o burrë i dheut”, tha ai teksa iu drejtua kryetarit të Komisionit dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
“Ore mqs na ka marrë malli për atë kryeministrin nuk e kemi parë ndonjëherë, nuk e kemi, ta puthim se na mori malli o burrë i dheut. Duke qenë se kryeministri…”,shtoi deputeti demokrat.
Manja iu përgjigj duke i thënë se edhe nëse Edi Rama do të ishte prezent, Korreshi nuk e arrin dot për nga gjatësia që “ta puthë”.
“Ju lutem, se edhe po erdhi ai, ti nuk e mbërrin dot”, iu përgjigj kreu i Komisionit.
” O shoku Ulsi, ai Kryeministri nuk vjen këtu, po e ndërroj pyetje. Por tek ASHK ka një kullë roje që po na fut frikën. E kishe ti më përpara kullën, por ti si bëje dot gjë. Nuk ia qëllove dot kullës, lëri këto po kullën e rojës shikoni ju se nuk po ju ndahen ato pa një 500 nga ato të hollat, leftat”, përfundoi Korreshi.
Lini një Përgjigje