TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Tetor 2025, 11:30

Lamallari te Ligjet, Korreshi: Kur do ulet pazari për të marrë leje për dalje nga burgu?

Shkruar nga Pamfleti

Lamallari te Ligjet, Korreshi: Kur do ulet pazari për të marrë

Në Komisionin e Ligjeve, atje ku është thirrur për raportim ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, nuk kanë munguar batutat dhe ironizimet nga deputetë të opozitës.

Saimir Korreshi, ligjvënësi demokrat i Fierit, e ka pyetur ministrin e Drejtësisë se kur do të ulet pazari për të marrë leje që një i dënuar të dalë nga burgu. Por jo vetëm kaq, Korreshi është ndalur edhe te problemet e noterisë, ku sipas tij kemi noterë që nënshkruajnë dy apo më shumë kontrata noteriale, për të njëjtin objekt duke krijuar kaos, ndërsa nuk merren masa ndaj tyre. Dhe gjithashtu Korreshi ka kërkuar një ndërhyrje edhe në Kodin e Procedurës Civile, pasi sipas tij, sot në ligjet shqiptare nuk ka një përcaktim të qartë se çfarë quhet familje bujqësore.

Korreshi: Kam një pyetje për burgjet; Kur do ulet pazari për të marrë leje për të dalë nga burgu?

Lamallari: Lidhur me Kodin Civil, që ju përmendët, pas përfundimit të punës me Kodin Penal, do të vijojmë rishikimin e tij, për të adresuar ato problematika. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës, do të jenë pjesë e rishqyrtimit. Për problemin që prekni me noterinë. Dua të kërkoj mirëkuptimin tuaj, ju lutem të fokusohemi te çështjet që jam thirrur. Unë do ta informoj këtë komision të nderuar me zhvillimet më të fundit që po bëjmë në këtë drejtim, për kontratat fiktive, apo blerjet e ajrit. Është bërë një marrëveshje mes Dhomës së Noterisë dhe ASHK-së. Ka nisur hedhja e të dhënave. Kjo problematikë qëndron, dhe do të duhet të marrë zgjidhje. Lidhur me sistemin e burgjeve, apo shërbimin e provës, ministri është titullar politik dhe ka institucione të varësisë. Kurdo herë, kur është përtej shkeljes, çdokush është i ftuar që t’i drejtohet organeve të drejtësisë penale.

Korreshi: Doja të flisja për 2020-ën, sepse i jep zgjidhje problemeve të 7501-shit.

Lini një Përgjigje