
Pas kremtimit një ditë më parë të shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria, sot më 29 nëntor, feston Ditën e Çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.
Kryeministri Rama ka uruar festën e Ditës së Çlirimit.
“Bashkë me urimin për festën e madhe të çlirimit, ju uroj të gjithëve një ditë të paqtë”, shkruan ai në Facebook.
Ai publikoi pamje ku flamuri kuqezi valëvitet në memoralin “Nëna Shqipëri”, që ndodhet në hyrje të “Varrezave të dëshmorëve të Luftës së Dytë Botërore” në Tiranë.
Kujtojmë se, ditën e djeshme në Vlorë u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë krerët më të lartë të shtetit; Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentarja Nikolla. I pranishëm ishte gjithashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili muajt e fundit ka pasur disa përplasje verbale me Ramën për çështjen e veriut të Kosovës.
Lini një Përgjigje