Politike28 Nëntor 2023, 21:33

Federata opozitare, Duka flet për bashkëpunimin me Berishën dhe Bashën: Interesi bashkon edhe armiq, kështu shkohet drejt pushtetit

Shkruar nga Pamfleti

Federata opozitare, Duka flet për bashkëpunimin me Berishën dhe

Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka ka folur rreth propozimit për krijimin e një federate opozitare.

Duke diskutuar nëse kjo federatë opozitare mund të sjellë uljen në një tryezë si bashkëpunëtore të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Duka u shpreh se “interesi ndonjëherë bashkon edhe armiq” dhe se në këtë mënyrë mund të shkohet drejt pushtetit.

Më tej, ai u shpreh se megjithatë është skeptik për realizimin e këtij projekti, i cili sipas tij do të shërbente për krijimin e një fryme të përbashkët në opozitë.

“Nëse ne bashkohemi zgjidhet problemi i kodit zgjedhor. Duhet të marrim të drejtat kushtetuese që na takojnë, të paktën duhet të kemi kohezion dhe të krijojmë një frymë të përbashkët.

Ndonjëherë interesi bashkon edhe armiq, kështu mund të shkohet drejt pushtetit. Megjithatë unë jam skeptik për realizimin e këtij projekti”, tha Duka mes të tjerash në "Open".

 

federata opozitare duka berisha basha