TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2026, 10:22

Djegia e pallatit pranë QSUT-së, reagon Rama: Do të rindërtohet 100%

Shkruar nga Pamfleti
Djegia e pallatit pranë QSUT-së, reagon Rama: Do të
Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar për djegien e pallatit 12-katësh, pranë QSUT-së.

Sipas kryeministrit pallati që u dogj do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi.

"Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet, rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara., shkruan Rama.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, deklaroi ditën e djeshme se është ende herët për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. 

“Është shumë shpejt për të folur për shkaqet e zjarrit. Jemi angazhuar maksimalisht me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat emergjente, me të gjitha kapacitetet që kemi për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve, që tashmë e kemi në kontroll. Është akoma shumë shpejt për të thënë se zjarri është fikur pasi po punohet në të gjitha drejtimet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave.“, u shpreh Cara.

Dëmet materiale në pallatin e përfshirë janë të mëdha, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Të paktën 30 apartamente rezultojnë të jenë djegur dhe janë jashtë përdorimit. Aktualisht po bëhet monitorimi një nga një i banesave, ku policia po përdor edhe dron. 

 

djegia e pallatit 12-katësh reagon rama

5 Komente

  1. M
    Malo

    Kur e tenderove ti more njeri?

    1. e
      emigranti1991

      JU POLISTEROLIN NJIHNI, ATE KENI LENDE TE PARE, CESHTHJE IDENTITETI. FASADAXHI.

      1. J
        Jacob Alex Schròeder

        Nëse qenka kështu, dmth që ai vend është përmbytur nga droga me miliardat e fëlliqura të krimit, se shpjegim europian tjetër nuk gjendet

        1. P
          Parku Rinia

          Kjo eshte me e pakta ! - - - - - Po pergjegjesia Shteterore, ajo e Qeverise ?! - - - - - ... qe te Inspektoret Doganore, e ata te Inspektorateve perkatese ?! - - - - - ... te cilet kane per detyre (ne pershkrim pune) ndalimin e parandalimin e futjes e perdorimit te ketyre lloj materialesh lehtesisht e rrezikshmerisht te djegshme ?! - - - - - ... KryeInspektori i Pergjithshem (jo Dash Sula, se me 9 shkurt shkurt e emerove ne kete post ! = Dashi ka per detyre te Urdheroje inspektimin e menjhershem te gjithe pallateve sot !... ... .... se sa per ushqimet, etj , etj ... 'ka kohe mer jahu!' = t'shkojne ene ca n'spitale e te onkologjiku, ... na duhet me zhvillu tregun e lire, me pra ! ha,ha,ha,ha,ha , dreq mileti kta shqiptaret !' ... ) - - - - - POR ..... Prefekti i sotem i Tirones (prej 6 shkurt 2026), adhuruesi e veneruesi i ushkureve te Qazim bej Mulletit, z. Shkelqim Hajdari, KryeInspektor i Pergjithshem nga 14 korrik 2016 deri 15 janar 2026, pra 9,5 vjet pa nderprerje ! ..... KETA NUK DO TE PAGUJNE ASGJO FARE ?! - nga xhepat e mushme, per se paku me rrogat e benefitet e majme zyrtare te posteve qe mbajne e/o kane mbajtur kur kane firmose se ¨cdo gjo osht m'rregull, ene si inspektim fizik, ene si fakt qe osht bo nga cuna e goca marshallah t'mire e t'dashtun, e qe bojne fiks punen qe u kena kerku, me pra .....¨ ?! - - - - - Me fasadat e fillove, duke lene e rrenjosur kalbjen brenda ndertesave, me fasadat ke vazhduar te lustrosh imazhin fals tendin personal, permes sloganeve 6 mujore e/o vjetore per gjoja pune e monologjeve pa fund (?!) ndersa korrupsioni galopant me fisha nga 10-15- ... 50 milione Euroshe jane bere si karamele per ty e gjithe -Lindat tua, me ¨... rruge te lena rrugeve !¨ , me keq se Saliu deri 13 vjet perpara ! - - - - - "Karma is a beach" = fasadat do te te 'djegin' politikisht, ('tik-tak, ora tingellon !'), e urojme penalisht edhe ty !

          1. l
            lilo labja

            Zotnia kryeminister i ka dhene mesazhin strukturave policore dhe hetimore se ndertuesi duhet te dali i pafajshem!!!!! (shkaku i zjarrit ska asnje lidhje me vete ndertimin???) Po fasada e jashtme e pallatit qe percolli zjarrin sikur te ishte nje stof i lyer me benzine? Me cfare materiali ishte fasada?

            Lini një Përgjigje