
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratës së kreut të SPAK sot në Kuvend, i cili deklaroi se nëse ai kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë, ata janë të hapur.
Ahmetaj duke folur në “Syri Tv”, tha se reforma në drejtësi ka dështuar. Po ashtu ai pyeti Dumanin se përse nuk merret me dosjen “McGonigal”.
"E dyta, unë kam qenë në SPAK, Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me zell dhe me dhunë çështjen time me urdhër politik, dhe erdhi aty ku unë isha thirrur në SPAK së bashku me avokatin tim, dhe nuk guxoi të më bëjë asnjë pyetje.
Për çfarë jam i mirëpritur unë, për të qenë bashkëpunëtor i kujt drejtësie? Për çfarë krimi? Dhe është interesante tani, praktikisht reforma në drejtësi ka si strumbullar një dështim, dhe Altin Dumani është pronari i dështimit i reformës në drejtësi, për shkak jo më të dy standardeve, por standarde sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës, arrestohet duke u tërhequr zvarrë në rrugë.
Unë skam asnjë firmë te Inceneratorët. Pse nuk merret ky me Mc Gonigal, 'jemi duke hetuar', pse shqiptarët janë budallenj. Unë i sugjeroj Dumanit që të bëhet bashkëpunëtor i Drejtësisë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre", tha ai.
Lini një Përgjigje