Avokati Spartak Ngjela është shprehur se PD del nga kriza vetëm nëse zgjedhin personalitete për t’i kandiduar në zgjedhjet vendore. Ngjela e konsideron Sali Berishën si fajtor për përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje pasi njerëzit janë të mërzitur me të. Avokati tha se shumë shpejt do dalin dokumente që tregojnë aktiviteti e dyshes Meta-Berisha kundër Amerikës.
“Të djathtën e ka çarë Saliu. Ata duhet me çdo kusht të nxjerrin PD nga kriza dhe kjo ndodh vetëm nëse hyjnë me personalitet në zgjedhje. Ata nuk dinë të punojnë. Saliu në grupin e tij nuk ka asnjë katolik. Për përfaqësuesit në të djathtën e jugut, e cila është e mërzitur nga budallallëqet e Saliut e dinë se nuk luan për unitetin për përçarjen. Alibeaj nuk duket se i ka rrokur në mendimin e tij”, tha Ngjela.
Sa i përket koalicionit Berisha-Meta dhe deklaratave të tyre se do të sjellin ndryshimin më 14 maj, avokati Ngjela i quan si ‘të mërziturit e humbur’ që nuk kanë asnjë mbështetje.
“Janë të mërziturit e humbur. Është bashkim i humbësve dhe i atyre që nuk kanë përkrahje në opinionin publik. Nuk ka asnjë vlerë cilët janë personalitetet që kanë në përkrahje të tyre. Sondazhet që kanë bërë agjencitë e huaja më thonë se s’kalojnë dot as 15% të dy bashkë. Është lëvizje përçarëse sepse ju nuk i besoni të gjitha por mbani mend se do dalin me dokumente se me kë luajnë. Do dalin dokumente që tregojnë aktivitetin e tyre jo pro Amerikës”, tha Ngjela.
Për listat e PS, avokati Ngjela thotë se treguan forcë me vendimin e tyre pasi rikonfirmuan si kandidatë 44 kryebashkiakët aktualë.
Lini një Përgjigje