
Avokat Spartak Ngjela e ka cilësuar konkurrencë politike rivalitetin e krijuar mes Ramës dhe Erion Veliajt.
I ftuar në “Log”, Ngjela tha se për backgroundin që ka Rama nuk e suporton konkurrencën.
“Konkurrenca ka një rregull. E para duhet të jesh i sigurt që fiton, dhe ky ndaj nuk çan kokë se fiton. Po të kishte garë rrok më rrok nuk hynte ai, pse? Nuk ja mban intelekti”, tha Ngjela.
Sipas avokatit, superioriteti i Ramës qëndron në faktin se është kryetar i partisë.
“Ku e ka atë superioritetin? Si kryetar i partisë. E dini ju si e kanë komunistët partinë, si nënë e baba, ajo është parti e rinovuar sot. Po të mos merrte partinë asgjë s’mundte dot. Ma ka thënë mua në bisedë: Do të marr partinë. Kur ishim në marrëdhënie miqësore, më tha dua të marr PS, këto të tjerat nuk vlejnë. Se mos mora unë PD. Këta i mban Saliu. S’kanë konkurrencë këta”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje