Politike29 Maj 2023, 22:43

“Do vdesin me emrin tim në gojë”, deliron Berisha: Nuk dorëhiqem kurrë, më mbështesin 500 mijë qytetarë

Shkruar nga Pamfleti

“Do vdesin me emrin tim në gojë”, deliron Berisha: Nuk

Pavarësisht se është një nga kushtet e palës tjetër për bashkimin e PD-së, dorëheqja apo një hap pas duket se nuk është në planet e ish kryedemokratit, Sali Berisha.

Në një intervistë për emisionin “QuoVadis” në “Vizion Plus”, Berisha deklaron se ndonëse kundërshtarët politikë kërkojnë dorëheqjen e tij, kjo nuk do të ndodhë.

Ata kanë lindur e do të vdesin me emrin tim në gojë, të ikë Berisha, po ajo s’përbën kriter. Unë ika unë bëra detyrën time. Unë në 2013 komunikova dorëheqjen nga të gjitha funksionet dhe absolutisht kam qëndruar i dorëhequr përveçse në parlament edhe në atë rrjetin social si një avokat i interesit publik në atë mënyrën time, siç e gjykoj unë. Ika, por çfarë ndodhi, e patë çfarë ndodhi”, u shpreh ai.

Berisha përforcoi qëndrimin e tij duke deklaruar se mbështetet nga 500 mijë qytetarë dhe kurrë nuk dështon në misionet e tij.

berisha dorëheqja pd