TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2023, 07:13

Dorëheqja e Alibeajt, shpërthen Murrizi: Ata që ikën me vulë si hajdutë, janë një grup bastardësh!

Shkruar nga Pamfleti

Dorëheqja e Alibeajt, shpërthen Murrizi: Ata që ikën me

Deputeti demokrat Mylslim Murrizi ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryedemokratëve Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajn.

“Alibeaj me ata dy janë grupi më bastard në politikën shqiptare”, shprehet Murrizi, duke shtuar se ish-kryetarët janë larguar duke vjedhur vulat.

“Kanë ikur si hajdut vule. Kanë ikur nga politika me vulë të vjedhur”.

Vula e vërtetë, thotë deputeti, është elektorati, jo një pajisje që e blen me një çmim të ulët.

Një ndër zgjidhjet për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, Murrizi sheh edhe aleancat.

“Duhet të shikojmë edhe aleancat. Unë jam kundër koalicionit me LSI”, thotë ai.

Ditën e djeshme Enkelejd Alibeaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike.
Në një konferencë për mediat tre ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore në vend, Alibeaj bëri po ashtu të ditur se heq dorë edhe nga drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Vendimi i Alibeajt vjen pas rezultatit të dobët të 14 kandidatëve të PD-së zyrtare në zgjedhjet lokale të 14 majit, të cilët arritën të merrnin rreth 36 mijë vota.
Megjithatë, drejtuesi i komanduar i PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, shtoi se shifrat e proporcionalit treguan se ajo pjesë e PD-së që ai drejton arriti ta kalojë sfidën.

mylslim murrizi alibeaj

Lini një Përgjigje