TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2025, 20:52

Dosja “Partizani” dhe Berisha, Bejko: Do të jetë gjyqi më i rëndësishëm në Shqipëri, uroj të vihet drejtësi!

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Partizani” dhe Berisha, Bejko: Do të jetë gjyqi

I ftuar në podcastin “TëPashoq” në kanalin në “Youtube” të Pamfletit, Ronald Bejko zbuloi se cilat janë pritshmëritë e tij për gjyqin ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha për dosjen “Partizani”.

Ai theksoi se kërkonte që ky proces të ishte i drejtë, i pa ndikuar nga faktorët e jashtëm dhe që në fund të vendoset tamam drejtësi pavarësisht vendimit. Sipas Bejkos, ky do të jetë gjyqi më i rëndësishëm i Shqipërisë, pas arrestimit të bllokmenëve dhe Fatos Nanos.

“Për Berishën dua që drejtësia të jetë e drejtë, pra të jetë e vërtetë. Të mos ndikohet nga emocione pozitive, as nga emocione negative. As nga zëra që duan dënimin e Berishës, as nga ata zëra që nuk e duan dënimin e tij. Ajo duhet të bëjë një gjykim të drejtë, sepse ky gjyq do të ketë vëmendjen e gjithë opinionit publik. Do të jetë një nga gjyqet më të rëndësishme të ndodhura në Shqipëri, që pas bllokmenëve dhe arrestimit të Fatos Nanos; ky do të jetë gjyqi më i rëndësishëm që ka ndodhur në Shqipëri ose që do të ndodhë. Por gjithsesi, nuk kemi vetëm një shkallë të gjykatës. Edhe sikur gjykata e shkallës së parë të mos jetë në lartësinë e duhur, kemi edhe shkallë të tjera të gjykatave, dhe, sikurse ka thënë, Berisha natyrisht do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut nëse del i dënuar”, tha Bejko.

Lini një Përgjigje