TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2025, 18:10

11 Maji, Baçi kritikon partitë e reja: PS fitoi 10 mandate më shumë nga mungesa e bashkimit

Shkruar nga Pamfleti

11 Maji, Baçi kritikon partitë e reja: PS fitoi 10 mandate më

Analisti Agim Baçi ka komentuar aktualitetin politik në vend dhe situatën pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Baçi tha se shumica e ndërkombëtarëve i kanë njohur zgjedhjet, ndërsa opozita, duke marrë pjesë në to, ka pranuar rregullat e lojës. Ai tha gjithashtu se ngritja e problematikave nga opozita është e drejtë dhe e nevojshme, por kjo nuk e shpëton atë nga përgjegjësia për performancën e dobët para qytetarëve.

“Rezolutat e partive popullore që mbështesin pretendimet e PD dhe Berishës nuk janë kthyer në vendime në Bruksel. Ato mbeten thjesht diskutime politike pa pasur ndikim real në vendimmarrjen europiane”, u shpreh analisti.

Analisti theksoi se ndryshimi në Shqipëri ka ndodhur me votë në të shkuarën, por për të rikthyer besimin e shqiptarëve, opozita duhet të shikojë brenda vetes dhe të rindërtojë ofertën e saj politike.

Sa i takon partive të reja, Baçi u shpreh kritik ndaj mungesës së bashkëpunimit mes tyre për të ndërtuar një pol të tretë politik.

“Është e papranueshme që, ndonëse ndanin të njëjtat qëndrime për SPAK, largimin e Ramës dhe Berishës, uljen e taksave dhe mbështetjen për sipërmarrjen, ata folën me gjuhën e vjetër politike”, tha Baçi për “News 24”.

Sipas tij, Partia Socialiste fitoi 10 mandate me të njëjtin nivel votash si në 2021, pikërisht për shkak të mungesës së një koalicioni të qartë opozitar që do të përfaqësonte një alternativë të re.

Lini një Përgjigje