TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2025, 20:20

Ronald Bejko: Berisha të qërrohet nga politika, ja pse Gjokutaj paralajmëron akte të dhunshme

Shkruar nga Pamfleti

Ronald Bejko: Berisha të qërrohet nga politika, ja pse Gjokutaj

Roland Bejko, politolog, në podcastin ‘Të Pashoq’ tha se Sali Berisha duhet të qërrohet nga politika nëse nuk ka besim te institucionet dhe veçanërisht SPAK.

Bejko duke analizuar atë që ndodh në PD pas 11 majit tha se Sali Berisha është i paligjshëm në krye të PD-së, pasi është shkelur statuti i PD-së.

“Është njësoj sikundër Presidenti të mbarojë mandatin dhe të mos largohet nga pozicioni pasi mendon se është burrë i mirë dhe më i sukseshëm. Berishës i mbaroi mandati në momentin që humbi zgjedhjet. Nëse nuk beson te institucionet dhe te SPAK, ai duhet të qërrohet nga PD, nga politika shqiptare, ai ka marrë peng PD me ato metodat e tij tribale”, tha Bejko.

Genc Gjokutaj paralajmëron një situatë të frikshme në PD, çfarë do të thotë kjo deklaratë?

Ai paralajmëron se mund të ketë edhe përplasje fizike, pra ai thotë se nëse nuk merr vesh me fjalë do të marrësh vesh me kërbaç. Më kujton historitë e viteve 1920-1930, dhe na kujton ato përgatitjet që bëheshin për Hitlerin. Avokati nuk ka asnjë të drejtë të flaës për PD-në, pasi është anëtar i Kryesisë së PL-së. Në momentin që Gjokutaj tha këtë, anëtarët e tjerë të PL-së thanë se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin më vete.

Ju e shikoni të urdhëruar nga Berisha?

Po po, e urdhëruar prej tij, përsa kohë Gjokutaj është avokat i Berishës. Nuk kemi një distancim nga z. Berisha ndaj kësaj deklarate. Është karakteristikë e liderëve karizmatikë që kthehen në bosa politikë.

Nuk kemi dëgjuar një zë kundër Sali Berishës?

Myslym Murrizi ka deklaruar se do të kërkojë zbatimin e statutit të PD-së. Ai është anëtar i Këshillit Kombëtar. Ai është në normalitet, thotë një gjë normale, por kur kemi të bëjmë me një anormnalitet, duket si diçka e jashtëzakonshme. Shiko se çfarë po ndodh sot në PD. Pse ka frikë z. Berisha

Për cilin grup zjarri flet Gjokutaj?

Baza e PD e gjitha vlon sot, baza e PD në nivel intelektualësh e kupton se rikthimi në krye të PD-së e përçau partinë, pasi në 2021 ishim të gjithë bashkë. Sido që të bëjnë këta që u rikthyen në PD dhe ulin qafën para berishizmit, nuk pranohen nga grupi i Sali Berishës, nga fanatikët e tij. Atyre nuk i del inati me Jorida Tabakun, i kërkojnë Berishës të pastrojë partinë. Në teoritë politike, liderët karizmatikë marrin poas vetes militantë të inatosur. Sali Berisha është i paligjshëm në krye të PD-së, pasi është shkelur statuti i PD-së. Është njësoj sikundër Presidenti të mbarojë mandatin dhe të mos largohet nga pozicioni pasi mendon se është burrë i mirë dhe më i sukseshëm. Berishës i mbaroi mandati në momentin që humbi zgjedhjet. Nëse nuk beson te institucionet dhe te SPAK, ai duhet të qërrohet nga PD, nga politika shqiptare, ai ka marrë peng PD me ato metodat e tij tribale.

Lini një Përgjigje