Politike21 Maj 2024, 16:18

Dosjet e Sigurimit, Dhurata Çupi në Komisionin e Ligjeve: Të ricertifikohen KED-ja, KLGJ-ja dhe KLP-ja

Shkruar nga Pamfleti

Dosjet e Sigurimit, Dhurata Çupi në Komisionin e Ligjeve: Të

Kreu i Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit, Genta Sula ka prezantuar para Komisionit Parlamentar të Ligjeve, raportin vjetor për veprimtarinë e institucionit që drejton.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi në fjalën e saj në Komision tha se janë të paktën 6 institucione që kërkojnë ricertifikim. Çupi përmendi KED, KLGJ dhe KLP, 3 institucionet kryesore të sistemit të drejtësisë, Ministrinë e Jashtme, Kuvendin dhe Autoritetin e Mbikqyrjes Policore.

Sipas saj, nga rreth 200 persona që kanë dalë të “pastër” nga komisionet e mëparshme të verifikimit të figurës të njohur si komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”,  pas miratimit të ligjit vitin e kaluar, rezultojnë rreth 20 veta që mbesin në klasë.

komisioni i ligjeve