Politike21 Maj 2024, 11:48

Pse Edi Rama po jeton me frikë pas rrëzimit të helikopterit të Presidentit të Iranit?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Pse Edi Rama po jeton me frikë pas rrëzimit të helikopterit
Edi Rama /

Atentati me 5 plumba mbi kokën e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico dhe rrëzimi i avionit të presidentit të Iranit, e kanë ndarë edhe Botën në dy pjesë...

Edi Rama nuk e kalon Oqeanin, pasi është bërë problematik edhe për Amerikën pas skandalit McGonigal, njëlloj si Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi para se të bëhej hi me mbeturinat e helikopterit; as udhëton me avionë publikë, as jeton dot pa udhëtuar.

Reparteve speciale të Charter-it privat, të avionëve “Migjeni” dhe “Ismaili”, kryehajduti i Surrelit, ka të drejtë të mos u besojë rrugëtim as mbi male as mbi ujë.

Bablokut i është bërë gjaku ujë nga ngjarjet plot mistere e spekulime të ditëve të fundit.

Atentati me 5 plumba mbi kokën e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico dhe rrëzimi i avionit të presidentit të Iranit, e kanë ndarë edhe Botën në dy pjesë.

Gjysma e Botës, i lidh ngjarjet me dy diktatorët që ani, le t’i marrë dreqi afër, le të marrin me vete edhe të tjerë, se më mirë do te jetë, gjysma tjetër shtrëngon vidhat e sigurisë për gjithë njerëzit e kësaj toke, që në fund, çfarëdo të bëjnë, dy metër tokë do të marrin me vete.

Evropa lutet që Zoti t’ua falë mëkatet edhe mëkatarëve, Amerika nuk e njeh as mëshirën as errësirën shtigjeve ku kriminelet e njerëzimit shkrijnë ekonomitë dhe jetët e popujve të tyre për egot e ca emrave te frikshëm edhe për historinë.

Në almanakun e këtyre ditëve, sikur nuk ka vend për spekulime.

Në analet e analizave, misteret e spekulimeve, andej nga u shuan shpirtrat e zyrtarëve të lartë të Redozinës Veriore në vitin 1961, të atyre kinezë më 1971, pakistanezë më 1998 dhe polakë më 2010, ende nuk kanë marrë formë të qartë.

Kriminelët, ose ikin e marrin gjithçka me vete, ose bëhen heronj të së keqes.

Në rastin e dytë, Edi Rama e ndjen afër fundin.

Se po, njeriu i kësaj toke, nuk mendon kurrë, se mund t’i hapet toka poshtë këmbëve.

Ndodhën ngjarje të pa imagjinuara këto orët e fundit.

Tribunali i Hagës, kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, të konsideruar mik i Amerikës, e shpalli “kriminel të njerëzimit”, njëlloj si liderin e organizatës kriminale të Hamasit, Yahya Sinwar apo Vladimir Putinin, që edhe ai, njëlloj si Babloku, është i tmerruar nga aksidenti ajror në malet e Iranit veriperëndimor.

Lideri i republikës islamike të Iranit iku, Babloku i krimit të Ballkanit vazhdon të jetë tabelë qitjeje për shpërdorim të fondeve publike, blerje dhe përdorim të diplomatëve dhe spiunëve perëndimorë, planeve për ndarjen e Kosovës në pazare me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, forcimin e influencave ruse e kineze dhe dobësimin e atyre amerikane, shpopullimin e Shqipërisë dhe strehimin këtej të refugjatëve afrikanë, dhe shumë veprimeve të tjera të rrezikshme.

Rrezikimi përmes bursës së spekulimit, të drejton edhe në orbitën dredha-dredha të disa bankave të nivelit të dytë, ku janë kryer transferta të frikshme të parave të drogës dhe SPAK-u nuk ndihet fare, thua se nuk paguhet nga taksat tona dhe të popullit amerikan, por nga mafiozët e paprekshëm.

Ne kemi banka rusofile, banka të dyshimta edhe amerikane, banka të shitur për fshehje gjurmësh, ku aksionerë janë jo vetën mafiozët, por edhe anëtarët e familjes së kryeministrit.

Pra, nën efektin e narkozës kolektive, ku edhe diplomatët janë zbehur në fytyrë e fryrë në akuza, mund të kuptojmë edhe arsyen e fortë pse Edi Rama po jeton me frikë pas rrëzimit të helikopterit të Presidentit të Iranit?!/Pamfleti

edi rama rrezimi i helikopterit presidenti i iranit