TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Shtator 2025, 13:32

“Drejtor injorant”, Rama lëshon gojën ndaj zyrtarëve të AMP-së: Duhen hetuar nga drejtësia

Shkruar nga Pamfleti
“Drejtor injorant”, Rama lëshon gojën ndaj zyrtarëve
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po bën prezantimin e Ministrisë së Brendshme, pas betimit në Presidencë.

Gjatë fjalës së tij Rama ka folur lidhur me AMP-në ku iu rikthye precedentit të drejtorit që ishte shkarkuar për ndërtim pa leje.

Rama deklaroi se nuk mund të ketë më drejtorë të tillë që janë falsifikatorë apo që bëjnë “çarçafin e babait”, duke kërkuar hetim nga drejtësia.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është strukturë e re, tërësisht e pavarur, me një sërë atributesh të reja, e shërbimit të brendshëm, deri para ca vitesh. Dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet dhe të adresohet si duhet, se nuk mund të kemi, është e pamundur që të kemi drejtues të AMP në territor, që janë njëkohësisht ndërtuar pa leje dhe që mbrohen nën hijen e babait. E ka bërë ndërtimin babai, a thua se meqë është babai i drejtorit, është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje. A thua se ndërtimi i bërë në 2018 pa leje justifikohet. Por meqë 2020 është afati për legalizimet. Drejtues injorant, kjo gënjeshtër i ka këmbët e shkurtra. Si mund të pritet nga drejtues me këtë nivel të ulët në raport me ligjin. Ky duhet mbikëqyrur nga drejtësia. Vizat e lejes të qëndrimit të punës. Kemi bërë një proces të tërë për të lehtësuar lejet e qëndrimit edhe të punës”, tha ai.

amp edi rama ministria e brendshme

Lini një Përgjigje