Komisioni i Etikës në Kuvend ka marrë masa ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën, pas tensioneve në seancën e fundit plenare në Kuvend më 18 Shtator.
Gjatë diskutimeve, dy deputetët hodhën librin e Kushtetutës dhe një shishe uji në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, si reagim ndaj një prej deklaratave të tij dhe ministres me Inteligjencë Artificiale, Diella.

Kështu, dy deputetët e PD-së janë përjashtuar me 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare në Kuvend.
Ky vendim vjen pas shkresës që Partia Socialiste i ka drejtuar ditën e djeshme kryeparlamentarit Niko Peleshi, ku kërkohet marrja e masave disiplinore ndaj disa deputetëve të Partisë Demokratike.
Në shkresë thuhet se në seancën që supozohej të ishte akti i parë institucional që përcakton drejtimin politik dhe përbërjen ekzekutive të qeverisë së re, nuk u respektua nga ana e deputetëve të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje