
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar arsyen se përse u arrestua Erion Veliaj.
Sipas tij, arrestimi erdhi nga Rama sepse kishte frikë mos i zinte vendin. Në një intervistë për “Syri Tv”, Ahmetaj foli mbi deklaratën e Dumanit sot në Kuvend se SPAK është gati ta dëgjojë nëse ai vendos të bashkëpunojë. Ai tha se është penduar që ka pasur miqësi me Ramën.
“E dini për çfarë është në burg Veliaj. Për dy arsye. Një që të mos akuzohet për atë që ka bërë bashkë me Edi Ramën. Nëse donte indicie ky, i kam dhënë. Çfarë urdhri ka dhënë Edi Rama për inceneratorin e Tiranës në verën e 2017. Indiciet e këtij dhe ky më mirëpret mua si bashkëpunëtor, megjithëse unë nuk kam bërë asnjë krim.
Edi Rama me një gur e vrau dy herë. Me demek e akuzoi se i kishin rënë pantallonat në tokë SPAK-ut dhe i duhej një ushqim shokësh, siç e ka zakon që u ngul thika. U dha Erion Veliaj dhe u tha, mos ma ngacmoni për 5D, incenerator, jo, jo. Do ta diskreditojmë për gjëra të tjera që janë larg meje. E dyta e hoqi qafe si njërin nga ana që kërkonte ti zinte vendin. Dhe pastaj dilte e qante si, njeri që të vret dhe pastaj qan”, deklaroi Ahmetaj
Lini një Përgjigje