TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2026, 14:13

“E thirri në hotel”/ Berisha akuza Ramës për takim sekret: I kërkoi zyrtarit britanik të bllokonte integrimin e Shqipërisë në BE

Shkruar nga Pamfleti
“E thirri në hotel”/ Berisha akuza Ramës për takim
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka lobuar në mënyrë të fshehtë për të bllokuar përkohësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se Rama kishte zhvilluar një takim në Londër me një zyrtar britanik të Ministrisë së Jashtme, ku sipas tij kishte kërkuar që Shqipërisë t’i mos i jepej në atë moment statusi i vendit kandidat në BE.

Sipas Berishës, kërkesa kishte qenë që statusi të shtyhej për rreth gjashtë muaj, në mënyrë që të mos dukej se ishte arritur gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Ai pretendoi se pala britanike ishte habitur nga kjo kërkesë dhe kishte mbajtur shënime për bisedën.

“Shkoi në Londër dhe kërkoi takim me drejtorin e Foreing office për rajonin. Pala britanike i tha se nuk mund të ndodhë kjo sepse në protokollet tona një kryeministër nuk mund të pritet nga një drejtor në Ministrinë tonë të Jashtme. Jo tha nuk dua. Dhe këto janë të gjitha me dëshmitarë. Si përfundim pala britanik gjen një zgjidhje praktike. Nuk e pret në zyrë, i shkon në hotel Edi Ramës…Kërkesa e tij ishte na e bllokoni statusin e kandidatit dhe na e jepni pas 6 muajsh që të mos duket që po e marrim nga qeveria që ishte. Ai mori shënim i habitur. Drejtori menaxher ia transmetoi ambasadorit tonë, i cili nuk ishte njoftuar për takimin.

Ai i tha: ky takim nuk ka ndodhur kurrë në jetën time. Ky sot e shtyu vetëm që të mos dilte se ishte punë e PD. Ne i humbëm zgjedhjet dhe i votuam 3 ligjet. S’na shkoi mendja që t’ia kthenim me këto monedha. Shkon dhe lobon kundër. E tregova këtë shembull për t’u treguar shqiptarëve se çfarë llumi është ky njeri dhe çfarë meriton. Ai po ëndërron pasaportën europiane me atë të Serbisë, është akt pasi i bëri Kosovës Enver Hoxha. Akt më i lartë i tradhtisë. Sot interesi suprem i shqiptarëve është integrimi në BE. Ai e shkelmon këtë interes vetëm për interesat e tij”, tha ai.

Berisha e cilësoi këtë veprim si kundër interesave të integrimit evropian të vendit dhe akuzoi kryeministrin se ka vepruar për arsye politike personale.

sali berisha

Lini një Përgjigje