
Aurel Bylykbashi, kandidat për deputet i koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’, i ka drejtuar një thirrje strukturave të PD dhe partive aleate që të kontaktojnë sa më shumë votues dhe t’i nxisin të marrin pjesë në proces.
“Edhe 4 orë kanë mbetur derisa të mbyllen qendrat e votimit. Ftoj të gjithë kryetarët e grup-seksioneve në përgjegjësinë maksimale për atë që duam të arrijmë në këto zgjedhje, të nxjerrim çdo votues të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe ta drejtojnë drejt kutive të votimit. Nga ana tjetër ftoj çdo komisioner të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë me gjithë fuqinë e shpirtit të rezistojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mos lejojnë asnjë devijim të votës së qytetarëve.
Ky është verdikti jonë, ne shkojmë drejt një fitoreje të sigurt. Prandaj jepini gaz fort sepse edhe 4 orë kanë ngelur deri në momentin që mbyllen kutitë e votimit”, shprehet Bylykbashi.
Lini një Përgjigje