TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 18:49

Edi Rama emëron kunatin e Fatmir Troplinit në krye të Agjencisë së Bregdetit!

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama emëron kunatin e Fatmir Troplinit në krye të
Edi Rama-Xheni Beqaj

Mbledhja e qeverisë sot, Troplinët marrin në dorë bregdetin

Pavarësisht se në mediat ndërkombëtare pretendon se nuk ka narko-shtet në Shqipëri, kur vjen puna te firmat, kryeministri Edi Rama vijon tu japë ofiqe personave që kanë lidhje me individë me precedentë penalë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është emëruar kreu i ri i Agjencisë Shtetërore të Bregdetit. Në krye të kësaj drejtorie u emërua Xheni Beqaj. Ky i fundit ka qenë më parë drejtor i Targave dhe Patentave, si dhe inspektor në Agjencinë e Mjedisit.

Por pse është zgjedhur pikërisht ai të drejtojë Agjencinë e Bregdetit? Beqaj rezulton të jetë kunati i Fatmir Troplinit, një individ me precedentë penalë i njohur në zonën e Durrësit, pjesë e familjes Troplini.

Emri i tij u përmend në dosjen e operacionit "Revanshi" fillimisht dhe më pas te operacioni “Ura”, i cili u zhvillua mes SPAK dhe autoriteteve italiane.

Te dosja “Revanshi”, Fatmir Troplini në disa episode flet me Arben Mërkurin për të gjetur një vrasës me pagesë për Elson Reçin. Shënjestra e tyre ka qenë Preng Gjini, të cilit iu vendos tritol poshtë makinës së tij. Ndaj tij, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuzat: "sigurimi; kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të Preng Gjinit; "grup i strukturuar kriminal" dhe "pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal".

Sa i takon Agjencisë së Bregdetit, ajo u krijua në vitin 2014, me qëllim për të arritur një menaxhim dhe mbrojtje më të mirë të pasurive natyrore bregdetare si dhe promovimin e vendit si destinacion turistik.

AKB-ja ka për mision mbrojtjen dhe zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm të zonës bregdetare, nëpërmjet monitorimit dhe kontrollit të të gjithë potencialit ekzistues të zonës bregdetare e detare dhe pasurive mjedisore që përfshihen brenda saj, si dhe kontrollin e veprimtarive turistike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Si duket tani Troplinët nuk do të kenë vetëm Portin e Durrësit, por edhe gjithë bregdetin. /Pamfleti

 

5 Komente

  1. T
    Tarrasi

    Eshte rastesi, cne ai t'i bej ato gjera?!

    1. S
      Shiku shpati

      Po pra, po pse keto rastesi gjithnje i ndodhin ketij.

    2. Asgjë të dobishme nuk mund të thuhet për një ngjarje të tillë!!

      1. B
        Benito

        Me keto bema qe ka ne kurriz duhet ta kishim detyruar me protesta qytetare te fuqishme te largohej.E pate Bullgarine pardje?E zbythèn qeverine

        1. D
          Dardha ne kopshtin e Kryeministrise

          Lereni morre "qeratucer" djalin. Vetem ca kokrra do haje ai, biles ai nuk i ha, por i merr per ti ruajtur ne shtepi ose per t'ua fale atyre qe s'kane.

          Lini një Përgjigje