
Kryeministri Rama ka bërë sërish ndryshime në qeveri. Në një vendim të fundit, bëhet me dije se ka pasur ndryshime në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe në ministrinë e Arsimit.
Mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë, Xheni Beqaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Ndërsa Orjana Osmani është liruar nga detyra e zv/ministres së Arsimit dhe Sportit dhe është emëruar si zv/ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli.
“Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
•Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit
•Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.
•E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli)”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Lini një Përgjigje